Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen lëvizjet/ A do të merret në pyetje drejtori i Portit të...

Zbardhen lëvizjet/ A do të merret në pyetje drejtori i Portit të Durrësit për vrasjen e shoferit? Gazetari jep detajet për ngjarjen tronditëse dhe të rrethuar me shumë mister

0
278

E rrethuar me shumë mister mbetet vrasja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, shoferit të Portit të Durrësit Pirro Vengu, teksa policia fillimisht e ka deklaruar si vetëvrasje, dyshimet e miqve dhe familjarëve kanë bërë që grupi hetimor të shtrijë hetimet në disa pista.

Ka dyshime të forta për nxitje në vetëvrasje, ose dhe vrasjen e 38-vjeçarit që të gjithë e njihnin si një tip të fortë dhe që nuk vuante nga depresioni, një arsye kjo për t’i dhënë fund jetës.

Raportohet se policia po heton të gjitha pistat, ndërsa pritet që në pyetje të merret dhe drejtori i Portit të Durrësit Pirro Vengu, pasi 38-vjeçari punonte si shofer i tij.

Vengu do të pyetet për rrethanat që mund ta kenë shtyrë shoferin e tij drejt vetëvrasjes apo nëse ka dijeni për ndonjë konflikt të tijin me persona të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here