Google search engine
Home Politike Lajmi qarkulloi me shpejtësi/ Negociata me PS për zgjedhjen e presidentit të...

Lajmi qarkulloi me shpejtësi/ Negociata me PS për zgjedhjen e presidentit të ri? Zbardhet mesazhi i Enkelejd Alibeajt për deputetët e Grupit të PD-ë dhe skenarët që fshihen

0
231

Pas disa lajmeve që qarkulluan me shpejtësi se kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka shkuar sot në tryezën e bisedimeve mes PS dhe PD për zgjedhjen e presidentit të ri ka ardhur reagim i menjëhershëm i Alibeajt.

Në mesazhin e zbardhur Alibeaj shprehet se nuk ka ndodhur asnjë takim i tillë as në emrin e tij dhe as në emër të grupit parlamentar.

Ai thekson se për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar.

“Të nderuar kolegë, të nxitur nga reagimet në media, të stisura mesa duket, ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim i imi, as imagjinar as në titull persona as në emër të grupit me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje.

Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të axhendës parlamentare, apo organizative, gjithçka mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. Ky sqarim mbase i tepërt është për secilin prej jush nëse lexon apo pyetet për lajme të stisura. Ju uroj punë të mbarë në vazhdim”, shkruan Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here