Google search engine
Home Aktualitet Eshtrat që u gjetën në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përkasin,...

Eshtrat që u gjetën në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përkasin, iu merret ADN-ja familjarëve të 16-vjeçarit

0
260

Detaje të reja janë zbardhur për eshtrat që u gjetën gjatë ditës së djeshme në zonën e Kurbinit, në fshatin Fushë Kuqe.

Hetuesit kanë dyshime se eshtrat e gjetura janë të një 16-vjeçari, i cili ishte zhdukur nga zona e Mamurrasit, që në vitin 2015.

Grupi hetimor është duke marrë analizat e ADN-së së familjarëve të tij, edhe pse rasti është i vështirë, për shkak se nga zona e Kurbinit, rezultojnë disa persona të zhdukur.

Janë duke u marra të dhënat e ADN-së të dhjetëra familjarëve, me qëllim verifikimin e mbetjeve kockore, se kujt i përkasin ato.

Eshtrat u zbuluan ditën e djeshme, në një zonë kodrinore, ndërkohë që dyshohet se trupi mund të jetë varrosur aty afro 10 vite më parë.

Kockat u gjetën mesditën e djeshme nga banorët e zonës, dhe u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here