Google search engine
Home Aktualitet Arrestohet shqiptari në Ekuador për trafik droge, më i kërkuari i Holandës

Arrestohet shqiptari në Ekuador për trafik droge, më i kërkuari i Holandës

0
435

Arrestohet në Ekuador një 52-vjeçar shqiptar, ndër më të kërkuarit në Holandë

Shqiptari dyshohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

I dyshuari i arratisur ishte në Listën e Kuqe të Interpolit që nga 15 marsi pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhjen e tij. Kështu shkruajnë mediat ekuadoriane.

Emri/ Arrestohet shqiptari në Ekuador për trafik droge, më i

Guayaquila

Nezdet Vokshi u arrestua teksa drejtonte një automjet pranë një karburanti në Avenue León Febres Cordero në qytetin e Guayaquil. Ai ka jetuar me gruan dhe vajzën e tij në Ekuador që nga viti 2018 dhe ka hyrë në vend nëpërmjet Perusë.

Sipas policisë ekuadoriane, shqiptari prej rreth një muaji jetonte me familjen në periferinë e Guayaquil, La Aurora.

Nezdeti bente edhe tregti me shumicë frutash që nga vera e 2019. Ai është ndaluar në Ekuador dhe policia atje raporton se po kryhen procedurat e nevojshme për të nisur ekstradimin e tij.

Ai ka qene i arrestuar edhe ne 15 maj 2012, në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez ne Peru kur u regjistrua një urdhër-arresti kundër tij nga Gjykata e Apelit e Antëerp (Belgjikë) për krimin e dyshuar të trafikut të paligjshëm të drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here