“Krim i madh”/ Analisti i njohur zbulon gabimin e kryeministrit Rama dhe bën paralajmërimin e fortë: Nuk ka nisur ende! Në krahun e PS-së do të shohim…

0
211

Lëvizjet e fundit të SPAK, sipas analistit Shpëtim Nazarko janë një goditje e madhe për PS-së.

“Nëse shikohet problemi në një plan të përgjithshëm, kjo situatë dukej se do të vinte. Është ajo që ka vendosur në historinë e inceneratorve por në plan të përgjithshëm nuk do të ishte çudi pavarësisht se ato nuk jepen në plan, do të paguante PS.

Unë e prisja që pas goditjes së PD, çarjes së saj dhe krizës në LSI, përmes presidentit, do të pësonin krizë edhe në anën e PS, që në fakt nuk ka nisur ende. Historia e inceneratorëve është një krim i madh, dhe tregon një nga dobësitë e mëdha të qeverisë Rama, të një kryeministri që duke mos qenë ekonomist udhëheq vendin me batalione të vogla dhe me figura ministrash që merren me histori parash dhe mbushin xhepat e veta. Sjellja e Ramës është shkak i besimit nga fitorja e mandatit.

Është një histori që PS ta paguaj sa të doje, por jo për vendin që po përjeton kriza të tjera. Ajo që po del në sipërfaqe është drejtimi i gabuar i qeverisë Rama, ku në vend të ministrave me reputacion, vendi është mbushur me ministra të dorës së dytë ose të tretë, defekt që lidhet me panjohuritë e tij ne ekonomi duke vendosur njerëz të dorë se 2 ose 3.”, u shpreh Nazarko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here