Google search engine
Home Politike Dorëheqja e Bashës si kryetar i PD, Alibeaj zbulon vendimin unanim të...

Dorëheqja e Bashës si kryetar i PD, Alibeaj zbulon vendimin unanim të Grupit Parlamentar

0
234

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për mediat bëri me dije se grupi parlamentar vlerëson aktin e dorëheqjes të Lulzim Bashës nga kreu i PD, ndërsa theksoi se grupi parlamentar ka kërkuar që të ndiqet i njëjti mekanizëm për ish-kryeministrin Sali Berisha .

QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për bashkimin e demokratëve.

GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.

GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.

GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor: a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve. b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin e partisë në bazë. c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here