Operacion i madh policor në orët e para të mëngjesit, vihen në pranga zyrtarë të lartë të rendit, ja për çfarë akuzohen

0
309

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar një operacion nga të gjitha Departamentet operative të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale. Operacioni u bë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.

Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera.

IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet në njoftimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here