Google search engine
Home Bota Plas një tjetër konflikt/ Irani sulmon me raketa konsullatën amerikane në këtë...

Plas një tjetër konflikt/ Irani sulmon me raketa konsullatën amerikane në këtë shtet

0
166

Mbrëmjen e djeshme rreth 12 raketa u hodhën nga territori iranian dhe ranë pranë konsullatës amerikane në Erbil, në Irakun veriperëndimor.

Shërbimi Kundër Terrorizmit i Kurdistanit njoftoi se 12 raketa balistike u lëshuan nga “jashtë kufijve të Irakut dhe rajonit të Kurdistanit, veçanërisht nga lindja”, sipas Agjencisë irakiane të Lajmeve (INA).

“Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare.

Nga ky sulm mësohet se nuk ka pasur viktima, ndërsa mediat amerikane ende nuk kanë shkruar asgjë për këtë ngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here