Google search engine
Home Politike Jo vetëm shumën e parave që duhet të paguani, kryeministri Rama tregon...

Jo vetëm shumën e parave që duhet të paguani, kryeministri Rama tregon çfarë do të keni të shënuar tjetër në faturën e energjisë elektrike muajin e ardhshëm

0
257

Në takimin me biznesin e vogël, për shpjegimin e “Paketës së Rezistencës”, kryeministri Edi Rama deklaroi se fatura e ardhshme e energjisë elektrike do të shkojë në shtëpitë e qytetarëve me një shtesë të paprecedentë.

Në vend të numrit të kilovatëve të shpenzuar dhe kostos që duhet të paguajë, fatura do të ketë edhe shifrën që subvencionon qeveria nga çmimi.

“Në faturën e ardhshme do të keni mundësi të shikoni edhe mbrojtjen nga qeveria. Do keni çmimin real dhe çmimin e mbrojtur, vetëm për ta parë”, tha kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here