Një makinë është përfshirë nga flakët në dalje të Tiranës përballë qendrës tregatare “TEG” ku siç shihet edhe nga pamjet mjeti është shkrumbuar totalisht.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, apo të lënduar përveç dëmeve materiale.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 10.03.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.







































