Google search engine
Home Aktualitet E kishte kthyer qendrën e masazhit në ‘fole’ të prostitucionit, arrestohet ish-konkurrenti...

E kishte kthyer qendrën e masazhit në ‘fole’ të prostitucionit, arrestohet ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ (EMRI+FOTO)

0
356

Policia e Tiranës arrestoi sot një 29-vjeçar, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas ABC,  bëhet e ditur se i arrestuari është Alban Dyrmishi, ish-konkurrent i emisionit “Përputhen”.

Ndaj Dyrmishit rëndojnë dy akuza, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

E kishte kthyer qendrën e masazhit në ‘fole’ të

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here