Google search engine
Home Ekonomi Nafta thyhen rekordet në 240 lekë për litër, taksat shkojnë 123.5 lekë...

Nafta thyhen rekordet në 240 lekë për litër, taksat shkojnë 123.5 lekë për litër

0
260

I vetmi që po del i fitiar nga rritja e çmimit të karburanteve, duket se është shteti shqiptar i cili përsa i përket indiferencës për situatën aktuale mund të themi se është kampion antikombëtar dhe anti qytetar. Nëse para ngritjes sëçmimit në këto nivele nafta taksohej me 102 lekë për litër, ditën e sotme ka shkuar në 123.5 lekë për litër. 21.5 lekë për litër më shumë të cilat futen në arkën e shtetit. Nëse buxheti i këtij viti ka parashikuar të ardhurat nga nafta me këtë nivel taksimi, të ardhurat rriten ndjeshëm. Në qeveritë e mëparshme ka pasur një tarifë tavan taksimi e cila kur kalonte një limit të caktuar çmimi i naftës nuk taksohej, ndërkohë tani nuk kanë kufi duke qenë një nga qeveritë më të pashpirta e antiqytetare.

Çmimi i karburantit ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, teksa të shtunën arriti vlera rekord në tregjet me pakicë, ku një litër varionte nga 230-239 lekë/liter.Praktikisht, në 1 litër karburant, janë rreth 123.5 lekë taksa.

Rritja e paprecedentë e çmimit të naftës në vend ka sjellë reagimin e Shoqatës së Hidrokarbureve. Në një deklaratë për media,shoqata ka kërkuar që të mos sulmohen kompanitë e naftës në vend por të bëhet një analizë e plotë dhe e thelluar e gjendjes aktuale të krizës së çmimeve të lëndëve të para në të gjithë botën.

“Në fakt, të gjitha vendet sot, ku çdo ekonomi është e integruar me njëra-tjetrën, po përballen me një inflacion në rritje e që ka pasuar një rritje të papritur e të mëtejshme, sidomos në 10 ditët e fundit, me ngjarjet e Ukrainës. Një nga sektoret e goditur më shumë është ai i energjisë në terësi, kryesuar nga karburantet dhe gazi. Për vetë specifikën e zonave ku shtrihen burimet kryesore për këtë sektor, lidhur me vendin tonë sqarojmë konsumatoret dhe të gjithë opinionin publik:

-Së pari furnizimi i tregut është i garantuar për vetë përgjegjesinë e operatorëve përpara konsumatorit jo vetem me rezervat ligjore 90 ditore por dhe në vazhdim pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kane arritur të shkepusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera, kryesisht arabe.

-Së dyti, çmimet nga bazat grosiste dalin çdo ditë me bursën korente dhe marrin rritje graduale të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qene galopante (sqarojmë se rezerva tre mujore që mbahen si mbas ligjit është gjithnjë në depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum).

-Së treti, çmimet vërtetë kanë arritur rekord historik dhe krahasohen me krizën e viteve 70-të por kush dëshiron vërtetë të kuptojë qartë që jemi jo në një krizë, por në një luftë në zemër të eksportit botëror të karburanteve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet që situata dhe të qetësohet. Në afatshkurtër 3-4 muaj me shumë siguri është, se presioni do rritet mbi vendet e Opec për të hedhur në treg sasitë e munguara të Rusisë, kështu që kompanitë botërore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejnë rrugë dhe marrëdhënie të reja e cila do sjellë stabilizimin e çmimeve” shkruhet në deklaratën e  shoqatës.

Situata e aktuale e tregut të karburanteve (mestitull)

Çmimi i karburantit ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, teksa të shtunën arriti vlera rekord në tregjet me pakicë, ku një litër varionte nga 230-239 lekë/liter. Ky shtrenjtim ka ardhur si pasojë e çmimeve të larta në tregjet ndërkombëtare, të ndikuar edhe nga lufta Rusi – Ukrainë. Por, ndërkohë     tendenca e rritjes së çmimit ka nisur para disa muajsh, duke qenë se deri në muajin shtator, një litër kushtonte rreth 170 lekë, në tetor shkoi në 177 lekë/litër, nëntor- dhjetor në rreth 185 lekë/liter, ndërsa në fillim të shkurtit varionte nga 190-195 lekë/liter.

Por, përveç rrtijes në tregjet ndërkombëatre, në vendin tonë çmimi lartë rezulton edhe si pasojë e taksave, që janë pjesë e çmimit të naftës. Kështu, për 1 litër naftë paguhet 27 lekë/litër  taksë qarkullimi, 3 lekë/litër, taksë karboni, 37 lekë/litër akcizë dhe 7-10 lekë/litër taksë rilicencimi. Po ashtu, pjesë e çmimit final janë edhe dy taksa për koncesionin e markimit të karburanteve dhe skanimit, me respektivisht 1 dhe 1.4 lekë/litër.

Në total, këto taksa shkojnë në rreth 77.5 lekë/litër. Ndërkohë që, çmimit final i shtohet edhe 20% Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që nëse e përllogarisim me çmimin e ditëve të fundit arrin në rreth 46 lekë për litër. Praktikisht, në 1 litër karburant, janë rreth 123.5 lekë taksa.  Rritja e pazakontë e çmimit të karburantit ka rritur presionin ndaj qeverisë, për të ndërmarrë masa me qëllim amortizimin e saj, si një formë edhe për të shmabgur efektet zinxhir që vijnë në rrtijen e çmimeve, të shumë produkteve të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here