Google search engine
Home Bota Çfarë po përpiqet të bëjë SHBA? Zyrtarë të lartë amerikanë udhëtuan fshehurazi...

Çfarë po përpiqet të bëjë SHBA? Zyrtarë të lartë amerikanë udhëtuan fshehurazi për të takuar aleatin kryesor të Vladimir Putinit

0
317

Gjatë fundjavës, zyrtarë të lartë amerikanë udhëtuan fshehurazi drejt Venezuelës në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet armiqësore me aleatin kryesor të Vladimir Putinit në Amerikën Latine, sipas AP.

Venezuela është një eksportues kryesor i naftës, rihyrja e të cilit në tregjet e energjisë mund të zbusë pasojat në SHBA nga një embargo e mundshme ndaj naftës ruse.

Rezultati i bisedimeve me qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro nuk dihet ende.

Vizita e papritur vjen pas disa muajsh komunikimi nga ndërmjetësit, lobistët amerikanë, diplomatët norvegjezë dhe drejtuesit ndërkombëtarë të naftës, që i kanë kërkuar Biden të rishikojë fushatën për rrëzimin e Maduro, ndaj të cilit SHBA ka vendosur sanksione.

Por shtysa për të kontaktuar me presidentin e Venezuelës, i cili është paditur në Neë York për trafik droge, u rrit pas pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj Moskës, që do çojë në rritjen e çmimeve të gazit duke e çuar inflacionin tashmë në nivelin më të lartë të katër dekadave.

Delegacioni amerikan u kryesua nga Juan Gonzalez, drejtori i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtar për hemisferën perëndimore, sipas dy burimeve, informon The Gurdian.

Ai shoqërohej nga ambasadori James Story, diplomati më i lartë amerikan në Karakas kur administrata Trump ndërpreu marrëdhëniet me Maduro në 2019 dhe njohu liderin e opozitës Juan Guaidó si presidentin legjitim të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here