Gjenerali rus Andry Sukhovetsky, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së 41-të të Novosibirsk, thuhet se ka vdekur në betejë në Ukrainë.
Edhe mediat ukrainase të lajmeve po raportonin se Andry Sukhovetsky, zëvendës komandanti i Ushtrisë së Kombinuar të Armëve të 41-të të Qarkut Ushtarak Qendror, është vrarë.
Ky është korpusi famëkeq elitar i Spetsnaz, korpusi elitar i ushtrisë ruse, “koka” që zbriti në Ukrainë me vetëm një qëllim: Të kërkojnë, të gjejnë dhe nëse është e mundur të eliminojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gruan e tij Olena, t’i presin kokat komandës ukrainase.
“Me dhimbje të madhe mësuam lajmin tragjik për vdekjen e mikut tonë, gjeneralmajor Andrei Aleksandrovich Sukhovetsky, në territorin e Ukrainës gjatë një operacioni special”, thuhet në postimin e Sergei Chipilev, një deputet i grupit të veteranëve rus, Vëllazëria Luftarake.
Në Twitter thashethemet qarkullojnë shpejt, flitet për njoftime nga zëdhënësit e trupave paraushtarake ruse në Ukrainë.
“Nëse konfirmohet, do të ishte një burim i madh dëshpërimi për ushtrinë ruse”, thuhet në një postim.
Pak ditë më parë ambasadori ukrainas në OKB lexoi mesazhin e dërguar përmes telefonit inteligjent nga një ushtar rus i stacionuar në Ukrainë, në përgjigje të nënës së tij, e cila e pyeti nga Rusia se si po shkonin stërvitjet në Krime: ” Na dërguan në Ukrainë. Ne goditëm edhe civilë, është e vështirë këtu. Kam frikë se na quajnë fashistë”.
Gjithashtu në mediat sociale, video e një civili ukrainas me një ushtar rus të kapur bëri xhiron e botës: Gruaja e ushqen atë, i jep një briosh dhe një kafe dhe i jep një celular për t’i thirrur anëtarët e familjes në shtëpi. Një demonstrim humanizmi, sigurisht, por në propagandën e luftës gjithashtu një shenjë e dorëzimit pa kushte.
Dhe në frontin ushtarak, burime jozyrtare flasin për 3000 ushtarë rusë të vdekur në një javë të vetme, më shumë se viktimat ushtarake amerikane në 20 vjet pushtim në Afganistan.







































