Google search engine
Home Bota Çfarë po thuret? Inteligjenca britanike zbulon vendndodhjen e autokolonës ruse të drejtuar...

Çfarë po thuret? Inteligjenca britanike zbulon vendndodhjen e autokolonës ruse të drejtuar për në Kiev, arsyet pse po vonohet

0
276

Ministria e Mbrojtjes britanike bën me dije se autokolona mbi 60 km e gjatë e forcave të armatosura ruse, e cila është drejtuar për në Kiev, ndodhet në një distancë prej 30 km nga qyteti.

Vonesa e mbërritjes së karvanit në kryeqytetin ukrainas vjen si pasojë e “rezistencës së fortë ukrainase”, por dhe çështjeve logjistike, thotë ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Kolona ka bërë pak përparim të dukshëm në më shumë se tre ditë,” tha ministria.

Nga një përditësim i të dhënave të inteligjencës britanike, bëhet me dije se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht bombardimeve intensive ruse.

Ministria e Mbrojtjes ruse tha gjithashtu se situata në Kherson mbetet “e paqartë”, por konfirmoi se forcat ruse kishin hyrë në qytet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here