Google search engine
Home Aktualitet “Autorët kishin informacion të saktë”/ Tentativa për grabitjen e bankës në Tiranë,...

“Autorët kishin informacion të saktë”/ Tentativa për grabitjen e bankës në Tiranë, Anila Hoxha nxjerr prapaskenat dhe tregon çfarë gjeti policia brenda tuneleve

0
191

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ zbardhi detaje të reja nga tentativa për vjedhje e një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Hoxha deklaroi se autorët të cilët po gërmonin poshtë tunelit në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë për të grabitur bankën e nivelit të parë kishin informacione shumë të sakta. Ajo shtoi se ata duhet të kishin harta ose informacione të sakta pasi tuneli ishte shumë i vështirë, duke e përshkruar si rrjetë.

“Ata kanë pasur informacion shumë të saktë, e dinit ju që kishte tunele poshtë? Ne kur zbritëm humbëm, pasi tunelet ishin si rrjetë, duhet të kishe informacion dhe hartë, të dije distancën. Të dije se ku do dilje, bazuar në këtë informacion, ato dyshohet se mund të kishin edhe informacion. Ata kanë punuar sistematikisht, pas një muri betoni ata nisën gërmimet e më pas fillonin të krijonin qëllimin e tyre. Nëse ata do ia dilnin mbanë do të ishte një nga bastisjet më të mëdha, ka pasur dhe një të tillë te 9-katëshet vite më parë dhe dështuan. Këto janë ngjarje që zbulohen ose me informacione shumë të saktë ose si në këtë rast. Janë ngjarje që janë kopjuar edhe nga jashtë, në Brazil. Aty kanë gjetur prova materiale, s’ka ende të arrestuar. Pretendohet se janë gjetur prova.”, tha Hoxha.

Ditën e djeshme u zbulua tentativa e grabitjes së një banke në bulevardin ‘Zogu I’. Persona ende të paidentifikuar gërmuan disa ditë me radhë për grabitjen e bankës pranë Ministrisë së Drejtësisë, aty ku u gjet edhe një armë zjarri. Autorët të cilët janë shpallur në kërkim, kishin nisur gërmimin në kanalet e ujërave të zeza duke hapur një tunel 200-300 metra të gjatë, për të arritur futjen brenda bankës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here