Google search engine
Home Bota Vihen nën hetim/ Trump dhe fëmijët e tij Donald jr e Ivanka...

Vihen nën hetim/ Trump dhe fëmijët e tij Donald jr e Ivanka zbarkojnë në Prokurori, zbardhen akuzat e rënda

0
214

Donald Trump dhe fëmijët e tij, Donald Jr dhe Ivanka do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve të prokurores së shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.

Dje, Artur Engoron, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Nju Jorkut, hodhi poshtë ankesën e avokatëve të Trumpit, të cilët kishin refuzuar James, për shkak se ai ishte “i njëanshëm politik” kundër ish-presidentit. Ky është një hap i rëndësishëm në hetimin e kryer për llogaritë e Organizatës Trump.

James e zyrtarizoi akuzën më 18 janar: kompania e familjes Trump dyshohet se ka fryrë vlerën e gjashtë pronave të paluajtshme “në një mënyrë mashtruese”.

Objektivi: të marrë më lehtë kredi bankare, mbulim sigurimesh, përfitime tatimore. Dhjetorin e kaluar, prokurori kishte thirrur drejtuesit e lartë të kompanisë, përkatësisht Donald Trump, Donald Jr dhe Ivanka Trump.

Por si përgjigje ai kishte marrë një kopje të dy apelimeve të paraqitura nga avokatët e ish-presidentit. Njëra është ende në pritje përpara gjykatës së Syracuse, Shtetit të Nju Jorkut. Tjetri u refuzua dje.

Gjykatësi Engoron, nuk pranoi argumentet e avokatëve: Prokurori James nuk po vepron për “arsye politike” dhe nuk po përdor hetimet e ligjit civil për të nxitur hetimin tjetër penal të hapur, paralelisht nga Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg.

Vendimi i djeshëm, megjithatë, nënvizon se Trump do të përfitojë garanci të shumta: “Kur thirren për të dëshmuar, ata do të kenë të drejtën të refuzojnë t’i përgjigjen çdo pyetjeje që ata besojnë se mund të çojë në padinë e tyre”.

Në thelb, ka të ngjarë që “The Donald” dhe djali e vajza e tij, të mos i thonë asnjë fjalë gjyqtarit. Gjithsesi, kjo është goditja e dytë për klanin brenda pak ditësh.

Të martën, më 15 janar, u bë e ditur se konsulenca Mazars ishte distancuar nga deklaratat tatimore të përpiluara në emër të Organizatës Trump, nga viti 2011 deri në vitin 2020.

Tani, Letitia James do të mund të ndjekë drejtimin e hapur nga marrja në pyetje e Allen Weisselberg , prej 46 vitesh “kontabilisti” i familjes Trump. Hetimet kanë të bëjnë me çmimin e deklaruar për asete, të tilla si klubi i golfit Aberdeenshire në Skoci.

Ose Kulla Trump në Manhatan, prej vitesh shtëpia e ish-miliarderit amerikan. Ajo vlen 373 milionë dollarë për këshilltarët e taksave të Trumpit por sipas ekspertëve të James, jo më shumë se 200 mln $.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here