Operacioni dhe hetimi i prokurorëve belgë mbi vrasjen e dy shqiptarëve për shkak të rivalitetit të bandave për trafikun ndërkombëtar të kokainës në Anvers të Belgjikës do të nxjerrë emra zyrtarësh dhe madje dhe politikanësh shqiptarë.
Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Zona Zero” ku sipas saj nga arrestimi i fundit të operacionit ndërkombëtar me 45 persona ku u godit banda shqipfolës do të dalin emra politikanësh dhe zyrtarësh shqiptarë.
“Aplikacioni Sky që flisnin grupet kriminale është i pathyeshëm. Por një grup special belg ka arritur të shpërthejë këtë aplikacion, detaje të nivele të larta të bashkëpunime të zyrtarëve dhe që shkojnë deri te politikanët”, theksoi Lala.
Nga hetimi i parë i belgëve kanë dalë edhe emra të shqiptarëve të Kosovës, por se janë shumë të rezervuar. Ndërsa gjithçka ka nisur nga vrasjet e Arjan Spahiut, i njohur si Arjan i Vogël, dhe Bledar Muçës, që të dy nga Elbasani. Muça ishte një ndër njerëzit e pranë grupit Çapja në këtë qytet.






































