Google search engine
Home Politike “Jeni ziliqarë për pagën e tij”!/ Plas keq në Komisionin Hetimor, administratori...

“Jeni ziliqarë për pagën e tij”!/ Plas keq në Komisionin Hetimor, administratori i Inceneratorit të Fierit vihet në siklet: Ku i çuat paratë? (REPLIKAT)

0
196

Administratori i Integrated Technology, Loran Dusha, po dëshmon sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorit lidhur me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Fierit. Gjatë përballjes me anëtarët e komisionit, administratori Dusha është zënë ngushtë, teksa është pyetur për pagat e punonjësve të inceneratorit.

Ishte deputetja demokrate, Ina Zhupa, e cila e pyeti për shpërblimin prej 9 milionë lekësh, që kompania i kishte bërë një punonjësi. Lidhur me këtë, administratori tha se ai është shpërblyer për performancë të mirë në punë.

Pjesë nga diskutimet në komision:

Pëllumbi: Jeni thirrur nga organet e akuzës ju ose punonjësit?

Administratori: Në dijeninë time jo.

Pëllumbi: Kur ishim në impiant, na thatë se për 35-40 ditë mendohet të mbarojë kolaudimi, janë ende në terren ata që bëjnë kolaudimin?

Administratori: Po vazhdojnë.

Pëllumbi: Vazhdon puna?

Administratori: Po vazhdon.

Zhupa: A e deklaroni pagën të plotë të punonjësve?

Administratori: Po.

Zhupa: Punonjësi juaj, i pyetur për pagën, deklaroi se nuk merr pagën që ju deklaroni në Tatime, a keni dijeni për këtë?

Deputeti i PS: Mund të jetë demokrat ai.

Administratori: Z. Arjan Myrteza e ka pagën më të vogël se paga ime. Ai ka marrë një bonus.

Zhupa: Bonus më të lartë se paga e administratorit, duhet të ketë ndonjë shpërblim të veçantë, që e shpërbleni aq shumë.

Administratori: Është shpërblyer për performancë të mirë në punë.

Zhupa: Po i merrni nga paratë publike, ndaj na bën përshtypje 9 milionë.

Administratori: Unë e dhashë përgjigjen.

Zhupa: Kolegët e mi po bëjnë zhurmë, se janë ziliqarë për pagën e punonjësit tuaj. Në vitin 2018 keni deklaruar fitim zero, ku janë çuar paratë?

Administratori: Nuk e mbaj mend, më duhet ta konfirmoj.

Zhupa: Gjatë kohës që keni qenë administrator a keni bërë tërheqje cash në banka, jo vetëm transaksione bankare?

Administratori: Nuk e mbaj mend.

Zhupa: A ka autorizuar kompania juaj persona të tjerë për të kryer tërheqje parash cash nga llogaritë e kompanisë?

Administratori: Nuk kam dijeni.

Zhupa: Po si nuk e dini, ju jeni administratori.

Administratori: Nuk ka një person tjetër që mund t’i tërheqë.

Zhupa: Pra, as pronarët nuk mund të tërheqin shuma?

Administratori: Nuk më kujtohet zonjë. Nuk mund të jap dot një përgjigje në këtë moment.

Zhupa: Është rast unik që administratorit nuk i kujtohet dhe nuk e di kush i tërheq lekët e kompanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here