Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin për Ilir Metën në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. Gjykata vendosi të rrëzojë Kuvendin duke mos e shkarkuar presidentin.
Zbardhet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese që ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit.
Gjashtë gjyqtarë kanë votuar pro shfuqizimit të kërkesës së Kuvendit për shkarkim e Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

I vetmi që ka qenë pro shkarkimit ka qenë gjyqtari Altin Binaj.
Votimi i gjyqtarëve
1- Vitore Tusha kundër shkarkimit
2- Elsa Toska kundër shkarkimit
3-Marsida Xhaferllari kundër shkarkimit
4- Fiona Papajorgji kundër shkarkimit
5- Përparim Kalo, kundër shkarkimit
6- Sonila Bejtja kundër shkarkimit
7- Altin Binaj Pro shkarkimit










































