Google search engine
Home Politike “Nga vrasjet, rrëmbime personazh dhe zhdukje kufomash deri tek ekzekutimet e shqiptarëve...

“Nga vrasjet, rrëmbime personazh dhe zhdukje kufomash deri tek ekzekutimet e shqiptarëve në Belgjikë”, paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës: Lufta është bërë e pamëshirshme! Ja çfarë po ndodh

0
257

Prokurorët belgë po grumbullojnë të dhëna për disa dosje lidhur me aktivitetet e grupeve kriminale shqiptare në Belgjikë dhe vendin tonë.

Gazetari Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje një paralajmërim të frikshëm që e ka bërë 3 vite më parë lidhur me seritë e vrasjeve dhe rrëmbimeve në Vlorë ku ai ka thënë se nga Shqipëria vrasjet do të kalojnë në Belgjikë.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS

Televizioni VRT NWS është transmetuesi kombëtar i shërbimit publik te Belgjikës, ne gjuhen flamane.

Fiks 3 vite me pare, me 15 shkurt 2019, VRT NWS publikoi nje histori ekskluzive prej 6 minutash, ne edicionin qendror te lajmeve.

Ne ate kohe, ne Vlore, ndodhen nje seri vrasjesh, rrembime personazh dhe zhdukje kufomash qe nuk jane gjetur kurre.

Keto krime te renda e kishin zanafillen nga trafiku i kokaines ne Antwerpen te Belgjikes, madje nje pjese e viktimave, ishin vrare apo rrembyer sapo kishin ardhur nga Belgjika.

Ne fakt 3 vite me pas, ka ndodhur ekzaktesisht si kam apeluar me 2019-en.

Tani, ngjarjet nuk zhvillohet vetem ne rruget e Shqiperise, por autoritetet belge jane duke mbledhur kufomat e grupeve kriminale shqiptare ne rruget e Antwerpen.

Ndersa lufta per te kontrolluar ngarkesat e droges ne portin e Antwerpen, i cilesuar si “kryeqyteti Europian i kokaines”, eshte bere me e pameshirshme.

Me poshte pjese nga teksti i publikuar ne VRT NWS:

“Sipas gazetarit të krimit Hoxha, Belgjika duhet të marrë vetë iniciativën për të bashkëpunuar me Shqipërinë që të luftoje tregtinë e drogës.

Persa kohe autoritetet belge nuk e bëjnë këtë, ata nuk do të jenë të suksesshëm në luftën kundër bandave të drogës dhe do të jetë e pamundur të fitohet “lufta kundër drogës”.

Ata mund të fitojnë një betejë, por do ta kenë shumë të vështirë për të fituar luftën kundër tregtarëve shqiptarë të drogës”.

E sipas Hoxhës, nuk do të kalojë shumë dhe viktima do te kete edhe në Belgjikë.

“Numri i madh i anëtarëve të këtyre bandave dhe mënyra brutale në të cilën ata luftojnë me njëri-tjetrin e bën të pashmangshme përplasjen e tyre edhe në Belgjikë. Është në fakt një mrekulli që Belgjika deri tani i ka shpëtuar vrasjeve nga anëtarët e bandave rivale shqiptare. .”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here