Google search engine
Home Aktualitet Finalizohet mega-operacioni/ Aksion i madh belg, arrestohen 30 shqiptarë

Finalizohet mega-operacioni/ Aksion i madh belg, arrestohen 30 shqiptarë

0
226

Policia belge ka nisur një aksion gjigant ku bëhet me dije se janë prangosur 30 shqiptarë.

Policia gjyqësore federale e Brukselit ka ndërmarrë një operacion bastisjesh shtëpish në zona të ndryshe të këtij shteti, ku në qendër të vëmendjes ka qenë goditja e një bande shqiptare të trafikut të drogës.

Mediat belge raportojnë se në sajë të aksionit të ndërmarrë mëngjesin e sotme janë arrestuar 30 persona. Si objektiv thuhet se ka qenë goditja e bandës shqiptare dhe tregtisë së tyre ndërkombëtare të drogës dhe të armëve.

Mëngjesit e sotëm, rreth orës 04:00, qindra oficerë policie kryen tridhjetë kontrolle shtëpish në Antëerp të Brukselit, ndërsa arrestoi disa persona.

Media belge “HLN” shkruan se nuk është hera e parë që mafias shqiptare i jepet një goditje. Po sipas kësaj medie ka një shans të mirë që aksioni i sotëm të lidhet me një operacion të ngjashëm që u krye në Bruksel në tetor të vitit të kaluar. Ishte “zbulimi i një bote të re kriminale në të gjithë territorin e Brukselit, e cila deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht e padukshme”, tha Eric Jacobs, drejtor i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here