Gjykata e Posaçme ka pranuar të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda.
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK ndaj ish-zv.ministres, ndaj të cilës rëndon akuza e ushtrimit te ndikimit të paligjshëm”.
Sipas SPAK ajo ka pranuar dhe ka përfitime materiale nga Florinda Beu dhe Majlinda Hasani, me qëllim që të ndikonte, tek zyrtarë të tjerë për ta punësuar në administratë Beun.
Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë në një masë sigurimi “arrest në shtëpie” për të njëjtën akuzë. Edhe Voda është hetuar me të njëjtën masë.
Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme akuzohet për ndikim të paligjshëm. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë një 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.








































