Drejtoritë kryesore në qarkun e Vlorës janë përfshirë në një valë ndryshimesh. Sipas “Ora News” lëvizjet kanë nisur në disa drejtori.
E para që është larguar është drejtoresha aktuale e ISHSH-së në Vlorë, Najada Idrizi. Idrizi është larguar dhe vendin e saj e ka zënë Brunilda Saliu.
Një tjetër lëvizje në qarkun e Vlorës është edhe në Drejtorinë e Kufirit dhe të Emigracionit, ku është larguar Fatos Muka për tu zëvendësuar nga Shpëtim Aliaj, i cili deri më tani ishte zv.drejtor në Policinë e Qarkut të Vlorës.
Ndryshime priten edhe në Klubin Sportiv Flamurtari, Portin e Vlors, Postën Shqiptare, Preferekturën dhe Drejtoritë e Shërbimit.







































