Google search engine
Home Politike Padia e Ilir Metës në Prokurori për falsifikim dokumentesh, reagon Kuvendi i...

Padia e Ilir Metës në Prokurori për falsifikim dokumentesh, reagon Kuvendi i Shqipërisë

0
159

Pas padisë që presidenti Ilir Meta dorëzoi sot në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK, ku e akuzon Kuvendin për falsifikim dokumentesh, vjen një reagim nga ku i fundit.

Kuvendi ka mohuar akuzat e Metës, ndërsa thekson se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Në sqarimin e tij Kuvendi bënë me dije se në datën 4 shkurt 2022 ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

Reagimi i Kuvendit
Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë.

Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here