Grupi i Sali Berishës ka dalë hapur kundër SHBA e BE-së, duke deklaruar votën kundër zgjatjes së afateve të vettingut. Mbështetësi i Berishës, deputeti Edi Paloka ka deklaruar qëndrimin kundër, një ditë para votohet në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese, të propozuara nga maxhoranca.
“Ne pamundësi për te qene nesër prezent ne seancën parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qëndrimin tim “KUNDER “! Kush voton për ti zgjatur jetën një komisioni te përbëre nga familjare te afërt te qeveritareve, i cili ne te gjithë aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformën ne drejtësi, është thjeshte shërbëtor i Rames ne kapjen e plote te drejtësisë ! Deputetet qe janë ne atë Parlament me votën e demokrateve , nuk mund te bëhen pjese e një procesi te tille. Neser do te jemi përpara një fakti tjetër qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vërtetë dhe kush është kthyer ne bishtin e Ramws me zi se ‘opozita e kerperates dhe jenisherit'”, shkruan Paloka.








































