Google search engine
Home Bota Boris Johnson bën njoftimin e madh: Do të heqim karantinën për të...

Boris Johnson bën njoftimin e madh: Do të heqim karantinën për të infektuarit me Covid

0
248

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë me dije se për të gjithë personat që rezultojnë pozitiv me Covid nuk do të jetë më e nevojshme që të karantinohen. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji. “Unë do pres që ne do të jemi në gjendje t’i japim fund kufizimeve të fundit, duke përfshirë kërkesën ligjore për t’u izoluar nëse rezultoni pozitv”- tha Johnson gjatë një mbledhjeje me qeverinë.

Kujtojmë se në korrik të vitit të kaluar Johnson hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e COVID-19 në Angli ndërsa muajin e kaluar hoqi masat e “Planit B” që ishin vendosur përkohësisht për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron. Shumica e kufizimeve ndaj Covid, përfshirë dhe maskat, u hoqën në Angli më 27 janar të këtij viti. Duke nisur nga kjo e premte Britania do të heqë gjithashtu edhe kërkesën për bërjen e testit Covid për udhëtarët e vaksinuar që mbërrijnë në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here