Gazetarja Klodiana Lala zbërtheu mbrëmjen e djeshme një nga mesazhet e koduara që avokati i tij, Maks Haxhia i ka dhënë gjatë një seance. Sipas Lalës është koha që Tahiri të flasë dhe të zhduke në këtë mënyrë disa politikanë nga skena politike.
Klodiana Lala: Unë besoj se Tahiri është një nga përgjegjësit kryesor për kanabizimin, por këtu nuk jemi për këtë gjë. Zoti Haxhia e kam dëgjuar me vëmendje, tha atë natë, kështu siç kanë vajtur punët, u këshilloj të gjithëve të vishen trashë. Kështu që Tahiri…
Blendi Fevziu: Të flasë?
Klodiana Lala: Po të flasë…
Maks Haxhia: Jo, mos e keqinterpreto të lutem, nuk e thashë me atë kuptim
Klodiana Lala: Nëse Tahiri dëshiron t’i bëjë një nder këtij vendi është të hapë gojën dhe të flasë. Të zhdukë disa persona nga skena politike.








































