Presidenti Ilir Meta zbuloi përmes një konference për media se nesër do të dorëzojë në Prokurori një padi ndaj Kuvendit. Kreu i shtetit thekson se kemi të bëjmë me një falsifikim të shkresës nga Parlamenti, që sipas tij është një gjë e rëndë dhe kriminale.
“Nesër në orën 09:00 në faqen zyrtare të Presidentit do jenë të publikuara 72 pyetjet dhe përgjigjjet. Do t’u përgjigjem disa prej tyre që besoj se kanë interes për ju. Ne do të dorëzojmë padi pasi është gjë shumë e rëndë dhe kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vend Kuvendi të dorëzojë një provë gjoja të re, që është falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë që synon kapjen e institucionit të Presidentit”, tha Meta.








































