Dalin pamjet e ekzekutimit të ish-deputetit në Shkodër, ja detaji i dyshimtë dhe çfarë arritën të kapin kamerat

0
95

Janë publikuar pamjet e kamerave nga momenti i ekzekutimit të ish-deputetit Pashko Ujka.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Vasil Shanto” më 29 Nëntor 2021 rreth orës 18:15. Ujka ishte nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, znj. Natalinë, kur u qëllua me plumb pistolete.

Pak minuta më vonë, në pamjet e kamerave shfaqet edhe vëllai i Pashko Ujkës, z.Gjekë Ujka.

Ai shkon drejt trotuarit që të çon për tek lulishtja. Në distancë ai përshëndet me dorë vëllain e tij dhe kunatën. Më pas kalon rrugën dhe afrohet drejt tyre, me të cilët bisedon për pak çaste.

Pastaj kthehet sërish për tek trotuari ku po qëndronte.

Ndërsa Pashko Ujka dhe bashkëshortja vazhdojnë shëtitjen e tyre përreth lulishtes së lagjes “Vasil Shanto”. Ata janë të filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë publikuar nga emisioni Uniko.

Në kamera duket edhe një person tjetër që qëndron në mes të lulishtes pranë vendit ku u vra Pashko Ujka. Familjarët pretendojnë se ai është një person i dyshimtë që vëzhgonte lëvizjet e Pashko Ujkës dhe bashkëshortes së tij.

Gjithashtu sipas pretendimit të familjarëve, një makinë tip Benz, e dyshimtë, shfaqet në rrugën tek lulishtja që mbërriti sapo ishte qëlluar Pashko Ujka. Ajo makinë ndalon për pak çaste me bllokazhe të ndezura.

Vetëm 7 minuta pas takimit që Pashko Ujka pati me vëllain e tij, ky i fundit njoftohet në telefon se diçka kishte ndodhur. Ai qëndronte sërish në të njëjtin trotuar si dhe më përpara, ndërsa Benzi i dyshimtë ndaloi dhe kaloi përpara këmbëve të tij. Me nxitim ai niset për të shkuar drejt vendit ku Pashko Ujka u qëllua. Për një çast ai ngatërron vendndodhjen dhe rrotullohet për të shkuar tek lulishtja përballë Katedrales.

Gjashtë minuta më vonë, në vendngjarje mbërriti policia. Pas policisë, aty mbërriti edhe ambulanca. Në orën 18:23, rreth 9-10 minuta pasi Pashko Ujka ishte qëlluar, ambulanca niset drejt Spitalit të Shkodrës për të transportuar ish-deputetin të plagosur. Fatkeqësisht, Pashko Ujka ndërroi jetë në spital për shkak të hemorragjisë së brendshme.

Pashko Ujka kishte në trup një plumb pistolete. Ai ka qenë me bashkëshorten duke bërë shëtitje kur u qëllua me armë. Sipas deklarimeve të saj në polici, ajo nuk kishte kuptuar asgjë deri në momentin kur Pashko Ujka u rrëzua përtokë. Sipas saj, nuk kishte parë as gjak dhe në momentin e parë nuk kishte kuptuar që ish-deputeti ishte qëlluar. Më pas lajmëroi policinë, ambulancën dhe kunatin e saj Gjekë Ujka, që qëndronte vetëm pak metra më tutje.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj