Aktori Donald Veshaj ka dëgjuar për herë të këngën e Beatrix që ia ka kushtuar pikërisht të dashurit dhe lidhjes së tyre.
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka reaguar në rrjetet sociale pasi reagimit të aktori Donald Veshaj kur ka dëgjuar brenda shtëpisë së Big Brother këngën e saj të re.
Në një postim në Instagram, Beatrix ka ripostuar momentet kur Donaldi dëgjon dhe shijon këngën me titull “Faj”, që ajo ia kushtoi aktorit pasi doli nga ‘BBV’.

“Edhe pak ditë…” shkruan Beatrix dhe bën tag Donaldin në Instagram, duke e shoqëruar me një emoji zemër dhe një tjetër me fytyrë të mërzitur për të shprehur padurimin e saj për të takuar aktorin.

Në fakt, teksa do duhet të ishte aktori i pari që do njihte zërin e të dashurës, Beatrix u identifikua nga Ilir Shaqiri kur kënga e saj u luajt brenda BBV.

Gjithashtu, Donald Veshaj nuk arriti të kuptonte nëse kënga ishte e vjetër apo e re.
Gjatë kohës që kënga dëgjohej në sfond, ai mendoi se ishin dy këngëtare që po e interpretonin dhe tha: “Po kjo kush është?”
https://www.instagram.com/tv/CZZQe78B4Qz/?utm_medium=copy_link










































