Google search engine
Home Politike Sali Berisha po e mban shpresën tek partia e tij për të...

Sali Berisha po e mban shpresën tek partia e tij për të hyrë në zgjedhjet e 6 Marsit, Nard Ndoka bën lëvizjen e radhës (DOKUMENT)

0
368

Partia Demokristiane është regjistruar si subjekt në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të zhvillohet në bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka paraqitur kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet për bashkitë: Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rogozhinë dhe Lushnje.

Partia Demokristiane ende nuk ka zyrtarizuar kandidatët që do të marrin pjesë.

Ndërkohë kujtojmë se po përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit nën logon e partisë së Nard Ndokës.

Madje një sinjal e ka dhënë ditën e djeshme edhe vetë kreu i PDK, Nard Ndoka. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Sali Berishën. “Ne kemi dërguar kërkesën në KQZ dhe kjo do jetë një mundësi që duke qenë se pushteti është bërë njësh me Bashën dhe për sa kohë Basha do e ketë vulën në çorapen e tij, ne kemi bërë një hap para, pasi siç tha dhe Rama: PDK e ka vulën si Basha”, deklaroi Ndoka.

Sali Berisha po e mban shpresën tek partia e tij për të hyrë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here