Google search engine

    “Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

    0
    488

    Një inspektor në Drejtorinë e Tatimeve në Bashkinë e Elbasanit është arrestuar ditën es otme gjatë një operacioni të koduar ‘Kral’. Bëhet fjalë për zurtarin Gentian Dukën, 44 vjeç, pasi ai zotëronte një arsenal të tërë armësh në shtëpinë e tij.

    Gentian Duka banon në lagjen “Visarion Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën një kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, 500 copë fishekë  luftarake pistolete, kallashnikov dhe mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

    Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje  kriminale të ndodhura më parë.

    "Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në

    Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore  Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe  prodhimi i armëve,  armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    "Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here