Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar skenarët se si do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars, pavarësisht se gjykata njohu Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.
Pjesë nga intervista në Opinion
Një nga mënyrat e marrjes pjesë në garë është vetëpropozimi. Atëherë ai që vetëpropozohet, merret parasysh. Ka dy rrugë, ose Komisioni, sipas ligjit, kemi të bëjmë me regjimin në njërën anë që është i dystuar me Lul Bravën, ka institucionet, tritolin, siç i demonstroi në zgjedhjet e FSHF-së. Ne kemi dhe qytetarët. Ne kemi përballjen përballë qytetarëve, qeverinë dhe Lul Bravën. Ka një ligj. Ligji jep dy mundësi, njëra është një aleancë ose koalicion partish, dhe tjetra është një komision mbështetës për kandidatin prej 9 vetësh. Do vendoset pas dy ditësh kush do përdoret. PD do marrë pjesë në këto zgjedhje, dhe do ketë një rezultat që do të habitet. Nuk mund të them nëse do shkojmë në kandidatët e pavarur.
Pyetje: A do kenë logon e PD-së
Berisha: Logoja është e konfiskuar. Ky është revolucion, se kush e përfaqëson Partinë Demokratike, e kanë parë shqiptarët. Mos harroni se kemi të bëjmë me dy fenomene diametralisht të kundërta, njëri vjen nga falsiteti, mashtrimi. Basha nuk përfaqëson parti. Përfaqëson blindën. Përfaqëson 4 humbje njëra pas tjetrës. Ka negociata me të gjitha forcat e tjera politike. Emri i koalicionit mund të jetë i ndryshëm, do jetë në emër të Aleancës, mund të jetë Shtëpia e Lirisë. Nuk e kemi vendosur akoma. Gjithçka do varet nga ekspertët e të drejtës elektorale.








































