Google search engine
Home Bota Kriza Ukrainë-Rusi/ Sekretari i NATO-s i përgjigjet ashpër Moskës: 5000 trupa janë...

Kriza Ukrainë-Rusi/ Sekretari i NATO-s i përgjigjet ashpër Moskës: 5000 trupa janë në gatishmëri 

0
318

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në komunikim e tij ai është shprehur se Ukraina zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet diku, duke shtuar se sot i janë përgjigjur Moskës edhe me shkrim.

“Rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet”, u shpreh ai.

Ai përsëriti thirrjen e tij për Moskën dhe NATO-n që të rivendosin zyrat e tyre përkatëse në Bruksel dhe Moskë dhe të përdorin plotësisht kanalet ushtarake të komunikimit për të promovuar transparencën dhe për të zvogëluar rreziqet.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë edhe një herë që të de-përshkallëzojë menjëherë situatën. NATO beson me vendosmëri se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë”, tha Stoltenberg gjatë komunikimit për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here