Gazetari Julian Kasapi tregoi mbrëmjen e djeshme metodën më të fundit që përdorin grupet kriminale për të trafikuar drogën nga Ekuadori drejt vendeve të ndryshme në Evropë.
Në emisionin “Opinion”, Kasapi tha se tani kokaina nuk futet më kur anija është në port, por kur është në oqean.
“Shqiptarët janë grosistë të mëdhenj të drogës. Ata ua shesin vendeve të Bashkimit Evropian. Ka shqiptarë në Ekuador që kanë mbi 10 vite dhe kanë krijuar linjat e tyre të trafikimit të drogës. Mund të them se shqiptarët kanë të gjithë strukturën për të blerë kokainën si në Peru dhe në Kolumbi me 13000 Dollarë dhe 200 Dollarë për rrugën deri në Ekuador, dhe 1000 Dollarë për portin, por është bërë pak e vështirë pasi ngarkesat po kapen.
Tani kokaina po futet nëpër kontenier në atë që quhet anija karantine, pasi është në oqean. Duke korruptuar me varka të vogla arrijnë që të fusin kokainën në kontenier. E njëjta gjë ndodh edhe në Evropë, ku kokaina nxirret që kur është ne det të hapur. Kjo është metoda më e fundit që përdoret nga grupet jo vetëm shqiptare”, tregoi ai.






































