Mbrëmjen e djeshme një sasi eksplozivi u vendos para portës së banesës së presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Vetëm duke pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa kreu i FSHF Armand Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin.
Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar, ndërsa deri më tani ende nuk dihet se kush mund ta ketë vendosur sasinë e eksplozivit tek porta e banesës së Dukës.








































