Temperaturat do të ulen edhe më tepër gjatë ditëve në vijim. Sipas Meteoalb, temperaturat do të ulen edhe më tepër gjatë ditës së nesërme dhe të hënën duke arritur në vende si Bulqiza apo Librazhdi në -20 deri -23 gradë Celsius.
Gjatë ditës së hënë dhe të martë, Tirana do të përballet me temperature ekstreme si -5 deri -6 gradë Celsius.
Në këto kushte, autoritetet shtetërore kanë kërkuar nga qytetarët që të marrin masa sa i përket qarkullimit me kujdes dhe me zinxhirë në rrugë; të mos lëvizin pa patur një arsye të fortë; të kujdesen që të mos ngrijë tubacioni i ujit të pijshëm, etj. Sa i përket makinave, kërkohet kontrolli i antifrizës si edhe i gomave për të lëvizur sa më sigurt në rrugë.






































