Google search engine
Home Politike Investigimi i medias italiane që po shkakton “tërmet”: Çfarë e lidh biznesmenen...

Investigimi i medias italiane që po shkakton “tërmet”: Çfarë e lidh biznesmenen shqiptare me Silvio Berluskonin (FOTO)

0
375

Misteri i fundit i Silvio Berlusconit quhet Julinda Llupo. Një vajzë e lindur në vitin 1987 në Tiranë, Shqipëri dhe prej vitesh banuese në Itali, për të cilën deri më tani nuk dihej asgjë. Megjithatë, emri i saj, së bashku me atë të kandidatit të djathtë për Presidentin e Republikës, përfundoi në një raport të dyshimtë nga UIF, zyra kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë. Llupo, i cila menaxhon disa hotele në Romë së bashku me partnerin e saj aktual, midis shkurtit 2020 dhe tetorit të të njëjtit vit ka marrë pothuajse 70,000 euro nga ish-kryeministri, të ndara në nëntë këste. Paratë, shkruajnë detektivët financiarë, dalin nga një llogari rrjedhëse personale e Berlusconit-it aktiv në Ubi Banca dhe duke mbërritur tek ajo e gruas me formulimin shumë të paqartë të “huave” ose “dhurata”.

E përditshmja italiane “Domani” ka zbuluar se një pjesë e kësaj shume parash është përdorur nga shqiptarja LLupo për të paguar qiranë e banesës së magjistratit ttë Gjykatës së Lartë Cosimo D’Arrigo, anëtar i Kolegjit Gjyqësor që më 2012 shfajësoi Berlusconin nga procesi Mediatrade.

Kujtojmë se katër herë kryeministër i Italisë e lider i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi është kandidati i propozuar nga qëndra e djathtë italiane për të qënë Presidenti i ardhshëm i Republikës Italiane. Votimi për zgjedhjen e Presidentit të ri nis në Parlamentin Italian më datë 24 janar 2022.

Investigimi i medias italiane që po shkakton "tërmet":

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here