Google search engine
Home Aktualitet Familja e Lulzim Bashës në zi, bashkëshortja e tij jep lajmin e...

Familja e Lulzim Bashës në zi, bashkëshortja e tij jep lajmin e hidhur

0
369

Ditën e sotme është ndarë nga jeta vjehrri i Lulzim Bashës. Lajmin e ndarjes nga jeta të të atit të saj Xhafer Isufi e ka bërë me dije vetë Aurela Basha në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i Aurela Basha në rrjetet sociale

Lajmërim!

Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.

Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme datë 20 Janar, deri nesër paradite.

Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.

Me mirënjohje dhe respekt,

Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj

Familja e Lulzim Bashës në zi, bashkëshortja e tij jep lajmin e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here