Google search engine
Home Aktualitet Përgatituni për mot të acartë dhe temperatura ekstreme, ja dita kur do...

Përgatituni për mot të acartë dhe temperatura ekstreme, ja dita kur do të ulet “këmbëkryq” në vendin tonë, meterologia Tanja Porja: Reshje dëbore në të gjithë vendin

0
171

Moti në vendin tonë vazhdon të mbetet nën rrymat e ftohta ajrore. Sipas meterologes Tanja Porja dita e sotme ka nisur me 2 gradë më pak në territorin Shqiptarë dhe i ftohti duket ndjeshëm. Sipas Porjas moti do të jetë i kthjellët dhe dielli do të jetë i pranishëm gjatë gjithë ditës.

Vonë në mbrëmjë, zonat lindore dhe juglindore të vendit do të përfshihen nga vranësirat.

Në pjesën e parë të ditës së nesërme vranësirat do të jenë të dukshme në territor. Vonë pasdite kemi ardhjen e reshjeve, fillimisht në Veri-Perëndim të vendit dhe më pas gjatë natës do të përfshihet i gjithë territori shqiptarë.

Këto reshje do të vijojnë edhe ditën e premte në të gjithë territorin. Bëhet fjalë për reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa dëborë në zonat malore.

Vonë në mbrëmje në ditën e premte dhe orët e para të ditës së shtunë, priten reshje dëbore edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare. Kryesisht zona e Shkodrës dhe një pjesë e Lezhës.

Përsa i përket temperaturave, e premtja sjell një rënie të theksuar në mesditë me 4-5°C më pak. Kjo rënie e theksuar temperaturash vijon edhe mëngjesin dhe mesditën e së shtunës.

Të premten pasdite presim depërtimin e masave ajrore shumë të ftohta nga rrethi polar drejt territorit shqiptar. Një valë e acartë e cila do të zgjasë 3-4 ditë duke sjellë edhe temperatura -10°C, -12°C deri ditën e martë, raporton meterologia Tanja Porja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here