Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ka dalë në një konferencë për shtyp për detajet e operacionit të zhvilluar mes disa shteteve në lidhje me trafikun e paligjshëm.
Tonin Vocaj: Policia e Shtetit ka finalizuar sot një operacion të suksesshëm, ku janë vënë në pranga 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, 5 prej të cilëve janë arrestuar në qytetin e Vlorës. Ky operacion është në sinkron me autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese shqiptare, italiane dhe greke, ndërsa është zhvilluar në disa vende. Pjesëtarë të katër grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim mes tyre aktivitetin e kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme, kryesisht drejt Italisë. Ky transport i emigrantëve bëhej duke u marrë 5 deri në 10 mijë euro për ti kaluar me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Evropian. Janë sekuestruar mjete lundruese, skafe, një anije velierë dhe sende të ndrysyhme që përdoreshin nga trafikantët për kryerjen e transportit të emigrantëve. Në Shqipëri janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 18 shqiptarë dhe 7 të huaj.