Dështon sërish seanca e Saimir Tahirit në GJKKO, zbardhet arsyeja

0
260

Seanca e sotme ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është shtyrë sërish ditën e sotme.

Shkak është bërë mosparaqitja në seancë e dy prokurorëve specialë të SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

Gjyqi i caktuar për sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk është mbajtur sepse Mara dhe Premçi janë infektuar me Covid-19. Në GJKKO Tahiri do të gjykohej nga tre gjyqtarë të cilët kanë ardhur nga rrethet dhe nuk janë pjesë e trupës së Apelit të Posaçëm.

Ish-ministri dhe avokati i tij Maks Haxhia kanë shkuar në sallë, por kanë dalë prej andej shumë shpejt sepse janë njoftuar se gjyqi nuk do të bëhej, ngaqë dy përfaqësuesit e organit të akuzës mungonin, për shkak se janë prekur nga Covid-19.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 31 janar 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here