Kush regjistrohet Basha apo Berisha me logon e PD për zgjedhjet e 6 bashkive? Përgjigjet prerë ish-kreu i KQZ Kristaq Kume

0
27

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume komentoi se nëse  zgjedhjet mbahen brenda një harku të shkurtër kohor, cila PD do të regjistrohet, ajo që përfaqësohet nga Lulzim Basha apo Sali Berisha?

Për Kumen gjithçka është e qartë, në KQZ duhet të regjistrohet PD e përfaqësuar nga Basha, pasi ai njihet deri më tani nga Gjykata ka vulën dhe selinë.

“Ligjërisht është Basha ai që ka vulën figurative dhe institucionale, ai që në KQZ e pret e i merr propozimet e tij për kandidatët. Edhe grupimi tjetër mund të përfaqësohet por jo si subjekt politik, por me qytetarët, pa parti. Unë nuk shoh rrugë tjetër”, tha Kume për Top News.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj