Deklarata tronditëse e zyrtares së Partisë Demokratike, tregon tmerrin: Donin të na tërhiqnin zvarrë

0
135

Kryetarja e Degës Nr.2 të Partisë Demokratike në Tiranë, Mirlinda Çollaku rrëfen atë që përjetoi në datën 8 janar, gjatë protestës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë godinën e partisë.

Në një video të shkurtër nga Selia Blu, ajo thotë 8 janari ishte një skenar i qartë për të organizuar dhunë, nxitur nga Sali Berisha dhe Bujar Nishani.

“Kur kam dëgjuar Sali Berishën dhe Bujar Nishanin të flisnin në media për marrjen e godinës me dhunë, nuk kam besuar se kjo do të ndodhte. Nuk e kisha besuar kurrë se ky do të ishte një skenar i mirëorganizuar dhe i qartë për të organizuar dhunë në 8 janar. Kishte mercenarë të cilët kërkonin të na tërhiqnin zvarrë”, thotë ndër të tjera Çollaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here