Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të Gardës për ta vënë atë në mbrojtje të Lulzim Bashës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Manjani shkruan se Garda i shërben Republikës, jo politikës.
Sipas tij, punonjësit e Gardës që mbrojnë trupin e Lulzim Bashës, nuk janë nën urdhrin e ligjit, por të pushtetit, pasi pushteti ka vendosur që të tejkalojë fuqinë e ligjit për Gardën dhe të marrë nën mbrojtje trupin e Lulit.
Në reagimin e Manjanit ka ndërhyrë edhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Hoxha shpjegon se Bashës i janë vënë 2 truproja shtesë pasi, shoqëruesi kryesor i kryedemokratit ka informuar me anë të një raporti se atij i rrezikohet jeta.
Hoxha shton se këta shoqërues të Gardës kanë për detyrë të mbrojnë fizikisht vetëm Lulzim Bashën, jo selinë e PD. Ai shkruan se çdo demokrat që kërkon të futet në seli, mund të hyjë qetësisht pasi 4 oficerët e Gardës nuk kanë detyrë të pengojnë askënd.
Komenti i Hoxhës
thjeshte per info. Kryetarit ne detyre te PD-se, garda i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj.
Por per shkak te gjoja sulmit te bere para dy javesh, kur u tha se Berisha dhe mbeshtetesit e tij do mesynin PD-ne, shoqeruesi kryesor i Bashes i ka bere nje raport Gardes. Ne kete raport i behet e ditur gardes se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten. Ne keto kushte zotit Basha, Garda e Republikes i ka vene dhe 2 shoqerues shtese. Pra sot Basha ka 4 shoqerues te Gardes. Te cilet kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen jo te mbrojne seline e PD-se nga ndonje sulm.
Keshtu qe cdo demokrat qe kerkon te futet ne seli, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes nuk kane detyre te pengojne askend…








































