Google search engine
Home Politike U padit nga KLSH/ Shkarkohet nga detyra drejtori i këtij institucioni të...

U padit nga KLSH/ Shkarkohet nga detyra drejtori i këtij institucioni të rëndësishëm, Arben Ahmetaj e firmos urdhërin që hyn në fuqi menjëherë, ja kush e zëvendëson

0
408

Është shkarkuar ditën e sotme nga detyra Drejtori i AKU-së Bledar Skënderi.Bëhet me dije nga informacione në rrugë zyrtare se në vend të tij është emëruar Jeta Deda.

Vendimi është firmosur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa njoftohet se ka hyrë në fuqi menjëherë.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

U padit në SPAK/ Shkarkohet nga detyra drejtori i këtij institucioni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here