Google search engine
Home Aktualitet “Tjetër PUNË E MIRË!”/ Blendi Gonxhe bën njoftimin me rëndësi që duhet...

“Tjetër PUNË E MIRË!”/ Blendi Gonxhe bën njoftimin me rëndësi që duhet ta lexojnë të gjithë ata që kanë një makinë në shtëpi: Ja ku do ta bëni rezervimin, ndryshojnë të gjithë procedurat për…

0
366

Me anë të një postimi në rrjetin social kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka njoftuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit.

Gonxhe në njoftimin zyrtar bën me dije se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania. Gonxhe shprehet se ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari.

“Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!  Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit”, shkruan Blendi Goxhe.

“Tjetër PUNË E MIRË!"/ Blendi Gonxhe bën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here