Google search engine
Home Lifestyle Një nga personazhet më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar!...

Një nga personazhet më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar! Zbuloni emrin surprizë që do bëhet pjesë e “Big Brother Vip” në 1 Janar dhe ç’po përgatisin banorë e shtëpisë më të famshme

0
414

Ndërrimi i viteve do ti gjejë personazhet vip në një ambient tjetër, larg shtëpive e familjeve. Kishte marrë ftesë edhe më herët, por ky është shqiptari i njohur që do të futet në BBV më 1 janar?! 

Personazhet të cilat tanimë janë bërë të dashur për publikun që nga tetori ndërrimin e viteve do ta presin brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Që nga kjo javë kanë nisur përgatitjet për spektaklin që do të jepet për natën e Vitit të Ri.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim të martave dhe të premteve, produksioni ka vendosur që shqiptarët ta nisin ditën e parë të vitit të ri pikërisht me ‘BBV’.

Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme të momentit, në 1 janar do të hyjë një emër i madh, që do të jetë super surprizë për banorët dhe për gjithë publikun.

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili kishte marrë ftesë që nga tetori për tu bërë pjesë e BBV.

Loriku do të jetë i ftuari special i kësaj nate, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në shtëpi. Mendohet që do të jetë vetëm i ftuari special i datës 1 Janar që do bëjë edhe rolin e opinionistit, apo ndoshta do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni të ‘BBV’.

Kujtojmë që Lorik Cana ka pasur lidhje të ngushta me njërin nga ish-konkurrentët e këtij sezoni, kushëririn e tij, Granit Canën, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë, pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj mbrëmje.

Gjithashtu, ajo që dihet deri tani për spekataklin e kësaj mbrëmje, është se banorët kanë nisur që tani përgatitjet për sketche, numra baleti nën drejtimin e Ilirit, intervista të ndryshme.

Një nga personazhet më të njohur dhe të dashur për

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here