Personi që shihni në foton e mëposhtme është 33-vjeçari Indrit Sadedini i cili i shpëtoi një atentati sot në Vlorë. I riu ishte duke hapur garazhin kur lënda plasëse tritol shpërtheu dhe ai mbeti i plagosur rëndë. Mësohet se Sadedini është nisur me urgjencë drejt Tiranës pasi ka humbur dy këmbët nga ky shpërthim i fuqishëm me tritol. Por kjo nuk është hera e parë që i bëjnë atentat në vitin 2017 por edhe atëherë shpëtoi mirë. Në makinën e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol, shpërthimi i së cilës do të shkaktonte vdekjen e sigurt të shënjestrës ne ecje.
Ndërkohë mësohet se kohët e fundit ai kishte filluar të lëvizte me një makinë të blinduar pasi duket se i trembej një atentati tjetër ndaj tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi dyshohet si ai ishte i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.








































